Porti i Shëngjinit pikë pritëse për refugjatët, Drejtori: Është përcaktuar vendi i përpunimit të të dhënave
Porti i Shëngjinit do të jetë pika pritëse për refugjatët që synojnë Italinë, të cilët do të strehohen në vendin tonë deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.
Për RTSH-në, drejtori i këtij Porti Sandër Marashi thotë se janë të gjitha kapacitete e duhura për të përballuar fluksin, duke mos cenuar aspak punën në kantierin detar.
“Porti i Shëngjinit i ka të gjitha kapacitet pa penguar aktivitetin e portit. Karantina është përcaktuar zonë që i është dhënë qeverisë italiane që ata do ta menaxhojnë”, u shpreh ai.
Pas përpunimit të të dhënave në qendrën e pritjes në portin e Shëngjinit, azilkërkuesit do të transportohen në Gjadër.
“Refugjatët që do vijnë nuk kanë kontakt fare me banorët e Shëngjinit as të Lezhës. Do vijnë të karantinohen këtu dhe më pas do të shkojnë në kampin që është vendosur”, tha Marashi.
Projekti i për ndërtimin e qendrës së pritjes, investim i palës italiane, pritet të nisë së shpejti nga puna për të qenë gati brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Marrëveshja e nënshkruar me Italinë, sikundër pohoi kryeministri Rama ,synon frenimin e valës së emigrantëve në vendin fqinj.