Categories: AktualitetLajme

Porti i Shëngjinit pikë pritëse për refugjatët, Drejtori: Është përcaktuar vendi  i përpunimit të të dhënave

Porti i Shëngjinit do të jetë pika pritëse për refugjatët që synojnë Italinë, të cilët do të strehohen në vendin tonë deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.

Për RTSH-në, drejtori i këtij Porti Sandër Marashi thotë se janë të gjitha kapacitete e duhura për të përballuar fluksin, duke mos cenuar aspak punën në kantierin detar.

Porti i Shëngjinit i ka të gjitha kapacitet pa penguar aktivitetin e portit. Karantina është përcaktuar zonë që i është dhënë qeverisë italiane që ata do ta menaxhojnë”, u shpreh ai.

Pas përpunimit të të dhënave në qendrën e pritjes në portin e Shëngjinit, azilkërkuesit do të transportohen në Gjadër.

Refugjatët që do vijnë nuk kanë kontakt fare me banorët e Shëngjinit as të Lezhës. Do vijnë të karantinohen këtu dhe më pas do të shkojnë në kampin që është vendosur”, tha Marashi.

Projekti i për ndërtimin e qendrës së pritjes, investim i palës italiane, pritet të nisë së shpejti nga puna për të qenë gati  brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Marrëveshja e nënshkruar me Italinë, sikundër pohoi kryeministri Rama ,synon frenimin e valës së emigrantëve në vendin fqinj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.