Dritëhijet e portreteve të fotografuara nga Dinastia “Marubi” frymëzuan piktorin shkodran, Shpëtim Garuci për ekspozitën më të re vetjake.
Imazhet e njohura historike të rreth një shekulli më parë duket se “ringjallen” në epokën aktuale falë ngjyrave të ndezura dhe mjeshtërisë së realizimit të tyre.
Garuci i jep shpirtin krijues 44 portreteve duke i bërë ato origjinale dhe jo thjesht riprodhim.
Kuratori, Oltsen Gripshi, shprehet se ekspozita dallon për estetikën e saj.
Punën e bërë nga autori e vlerëson edhe mjeshtri i pikturës, Skënder Strica.
Kjo është ekspozita e tretë për piktorin Shpëtim Garuci dhe vjen pas 7 vitesh nga ajo e fundit.
Prania e shumë vizitorëve ishte një detaj i veçantë i kësaj mbrëmje.
Ekspozita “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhë e zi të Marubëve në pikturë” do të jetë e hapur deri në datën 16 prill.
Në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës u zhvillua një aktivitet përkujtimor me rastin e…
“Don Carlo Zccaro” ka marrë emrin klinika e fizioterapisë e cila ndodhet pranë Fakultetit të…
Blegtoria po shndërrohet në një nga sektorët më të suksesshëm dhe rentabël në qarkun e…
Kanceri i stomakut është një nga format më të rrezikshme të sëmundjes, shpesh pa simptoma…
Trajnimi i komisionerëve ka përfunduar teksa në 2 ditët e mbetura po vijon puna për…
Ky moment ka shënuar fundin e rikonstruksionit të Xhamisë së Plumbit në Shkodër dhe rikthimin…
This website uses cookies.