Portugali, Conceiçao: Një gëzim i jashtëzakonshëm
Portugalia e yjeve falënderon një djalosh 21-vjeçar që ka bërë paraqitjet e tij të para për kombëtaren. Francisco Conceiçao, djali i ish-trajnerit të Porto, Sergio, është heroi që nuk e prisnin. Në fund të ndeshjeve përqafimi me Cristiano Ronaldon dhe më pas gëzimi para mikrofonave. “E pashë që ndeshja ishte e vështirë, doja të ndihmoja ekipin të arrinte fitoren e cila ishte ajo që na duhej për të filluar mirë Kampionatin Evropian dhe këtë bëra, ndihmova ekipin, ky ishte qëllimi im dhe për fat ia dolëm. E dija që mund të vinte momenti im, jam gjithmonë gati të ndihmoj skuadrën dhe kjo është ajo që do të vazhdoj të bëj”.
Dedikimi i golit të fitores që mposhti Çekinë është i gjithi për familjen e tij. “Është një gëzim i jashtëzakonshëm, të përfaqësoj vendin tim duke luajtur për popullin tim. Doja të ndihmoja ekipin në çdo mënyrë të mundshme dhe për fat ia dola. Babai im, nëna ime, vëllezërit e mi, e dashura ime, kaq shumë njerëz erdhën këtu: kjo fitore është për ata”.