Portugalia në çerekfinale, gjen Francën. Portieri Diogo Costa ‘shpëton’ nga lotët, Cristiano Ronaldon
Portugalia i mbijetoi një nate makthi për Cristiano Ronaldon, ndërsa portieri Diogo Costa u bë hero i luzitanëve.
Ronaldo humbi disa raste në 90 minutat e ndeshjes që përfundoi pa gola dhe më pas ai humbi një penallti në kohën shtesë, gjë e cila e bëri të lotojë në fushë pavarësisht inkurajimit të shokëve të skuadrës.
Megjithatë, pasi ndeshja shkoi drejt zgjidhjes përmes penalltive, heroi i Portugalisë u bë portieri Diogo Costa.
Ai priti gjuajtjen e penalltive të Josip Ilicic, Jure Balkovec dhe Benjamin Verbic për të siguruar një vend në çerekfinale për Portugalinë pasi Bernardo Silva, Bruno Fernandes dhe Ronaldos shënuan nga pika e bardhë e 11-metërshave.
Por nata do të mbahet mend për reagimin e jashtëzakonshëm të Ronaldos për humbjen e penalltisë në kohën shtesë, dhe disa gabime gjatë 90 minutave.
Portugalia dominoi ndeshjen teksa me anë të Rafael Leaos dhe Ronaldos, kërkonin të shënonin ndaj Sllovenisë.
Nga ana tjetër, sa i përket sulmeve Sllovene, nuk kishte të tilla, derisa Benjamin Sesko pati një rast mjaft të pastër ku ballë për ballë me portierin portugez nuk arriti të shënojë.
Gjithçka u vendos më pas ku portieri portugez Diogo Costa shpëtoi Ronaldon nga lotët që mund të shtoheshin edhe më shumë nëse eliminohej Portugalia.