Postriba me muzeun e saj etnografik, u ndërtua me iniciativën dhe kontributin e një banori të zonës
Postriba, “Nderi i Kombit”, ka tashmë muzeun e saj etnografik, i cili ka një rëndësi të veçantë duke ndihmuar ruajtjen traditave dhe historisë së zonës.
Janë dashur rreth 7 vite për ta ndërtuar me inicitivën dhe kontributin personal të një banori të zonës, i cili drejton edhe Shoqatën Kombëtare Postriba.
Në këtë muze gjenden koleksione të objekteve të ndryshme të zonës, si veshje tradicionale, mjetet e punës, orenditë e vjetra të shtëpive dhe objekte të lidhura me tradita e zakonet e kësaj krahine.
I vendosur në qendër të Postribës, muzeu është themeluar me qëllimin për të ruajtur dhe transmetuar tek brezat e arshshëm historinë dhe kulturën e banorëve të kësaj treve.
Inaugurimi i muzeut etografik u bë me 9 shtator, në ditën e cila përkon me Kryengritjen e Postribës.