Potenciali i Gurit të Zi për turizmin, banorët e zonës kërkojnë mbështetje për shtimin e bujtinave
Njësia administrative Gur i Zi në Bashkinë e Shkodrës ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit rural, ekoturizmit dhe aktiviteteve të bazuara në natyrë. Gjatë verës, në liqenin e Rragamit shkojnë shumë turistë , sepse atje është e mundur të bëhet plazh duke qënë se një pjesë e bregut ka rërë shumë të përshtatshme për një gjë të tillë.Vendasit po investojnë aty duke i dhënë një zhvillim të madh turizmit liqenor, pa përjashtuar atë historik e kulturor. Një ndër ta është edhe Titi Ahmataj ndër të parët sipërmarrës.
Vendi është shumë i favorshëm për të investuar kryesisht për shtimin e bujtinave, sepse aktualet nuk e përballojnë fluksin e turistëve.
Guri i Zi është një destinacion i përsosur për turistet që janë të interesuar për një eksperiencë autentike dhe për të shijuar bukurinë e natyrës së thellë malore.