Pr.buxheti i 2025-ës, Pëllumbi: Synojmë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe mirëmenaxhim të ardhurash

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi i ftuar në studion e RTSH 24 ka deklaruar se pr.buxheti i vitit 2025 është mjaft i rëndësishëm. Sipas tij, qeveria synon një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe mirëmenaxhim të të ardhurave.

Ndërsa theksoi se që nga viti 2014 deri më sot buxhetet kanë ardhur gjithnjë në rritje, deputeti socialist shtoi se themelore në buxhetin e 2025-ës, mbetet fakti që ministritë janë me tavane të rritura nga viti i kaluar.

Buxhetet kanë ardhur gjithnjë në rritje që nga 2014-ta deri më sot. Shqipëria ka një rritje ekonomike. Rritja fillon gjithnjë e më shumë të jetë e qenësishme. Sot flasim për 8.2 mld euro.

Buxheti i shtetit është kontribut i taksapaguesve shqiptarë. Po të kemi parasysh se për vitin që vjen ne pretendojmë që sistemi i taksimit të rritet nga 26.6 në 27.1 të GDP-së që tregon një performancë më të mirë të administratës shtetërore e cila merret me rritjen e të ardhurave, grumbullimin e të ardhurave. Është një buxhet i qenësishëm, i rëndësishëm i cili synon disa objektiva. Ajo që është themelore, ministritë janë me tavane të rritura nga viti i kaluar. Presim përparim, zhvillim, shpërblim nga secili sektor”, deklaroi Pëllumbi.

Ky i fundit shtoi se pr.buxheti i vitit 2025 vjen pa paketë fiskale dhe sipas tij, kështu do të qëndrojë deri në vitin 2027.

“Pr.buxheti i 2025-ës vjen pa paketë fiskale. Ne nuk kemi më paketë fiskale dhe mendohet që kështu të jetë deri në 2027.

Kemi kërkuar një qëndrueshmëri në aspektin fiskal. Ky  buxhet garanton qëndrueshmëri fiskale, nuk do kemi ndryshime të taksimit.

Qëllimi është vazhdimi i rritjes ekonomike të këtij vendi, rritjes së standardit të jetesës së qytetarëve, përmirësimi i pozitës ekonomike të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare”, përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.