Në Komisionin e Ligjeve u zhvillua një debat i nxehtë mbi projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”.
Deputetja Dhurata Çupi e Partisë Demokratike (PD) e kundërshtoi ashpër këtë projektligj, duke theksuar se ai është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe mund të sjellë një tjetër koncesion të dëmshëm për buxhetin e shtetit, me një kosto prej rreth 5 miliardë lekësh.
Demokratja ngriti shqetësime lidhur me ruajtjen e të dhënave dhe sigurimin e kostos së ID-ve digjitale.
Në përgjigje, Klotilda Bushka, drejtuesja e Komisionit, theksoi se projektligji ka si qëllim modernizimin e menaxhimit të dokumenteve të identitetit dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila, sqaroi se ky është një hap i domosdoshëm për të ofruar ID digjitale për shtetasit shqiptarë, duke i përshtatur ato me standardet ndërkombëtare.
Z. Mahila gjithashtu siguroi se do të ketë një kartë fizike për identifikim dhe mbrojtja e të dhënave personale do të jetë e garantuar.
Megjithatë, deputeti demokrat Asllan Dogjani ironizoi mbi sigurinë e të dhënave, duke theksuar se ato tashmë janë në treg. Ai ngriti dyshime mbi mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm.
Komisioni i Ligjeve e miratoi projektligjin, që i hap rrugën shqyrtimit të tij të mëtejshëm në komisionet përgjegjëse.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.