Lajme

Pr.ligji “Për Kërkimin Shkencor”, Manastirliu në Kuvend: Hov i ri për zhvillimin e shkencës me standarde europiane

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot në Kuvend projektligjin e ri “Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, duke e vlerësuar si një akt të rëndësishëm që i përgjigjet zhvillimeve të shpejta në shkencë dhe kërkimin shkencor në vend dhe jashtë tij.
 
Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij ligji si një hap përpara drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian në fushën e shkencës dhe inovacionit, si pjesë e Kapitullit 25 të negociatave për integrimin në BE.

“Pas tri dekadash që prej ligjit të vitit 1994, kemi sot një projektligj të ri që përfshin aktorë të rinj dhe një legjislacion të përditësuar, të cilin ia përafrojmë ligjeve europiane për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në vendin tonë,” tha Manastirliu.
 
Duke vënë theksin te mbështetja që ky ligj u ofron shkencëtarëve dhe kërkuesve shqiptarë, ministrja nënvizoi klimën pozitive të bashkëpunimit institucional me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendase dhe rritjen e buxheteve nga ana e qeverisë për zhvillimin e kërkimit shkencor.

Manastirliu tha se janë mbështetur 130 projekte të kërkimit shkencor dhe të infrastrukturës për vitin 2024, duke krijuar mundësi për qindra studiues dhe pedagogë të rinj.

Brenda këtij mandati qeverisës ne e kemi 5-fishuar buxhetin për kërkimin shkencor. Vetëm përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2024 janë mbështetur 130 projekte të kërkimit shkencor dhe të infrastrukturës, çka ka rritur ndjeshëm numrin e kërkuesve, pedagogëve dhe studentëve të angazhuar në këto projekte. Njëkohësisht, kemi zgjeruar fushën e veprimit përmes rritjes së numrit të programeve kombëtare të kërkimit shkencor,”- tha ajo.
 
Në lidhje me ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi:

“Kemi avancuar ndjeshëm në procesin e ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor, duke u bërë pjesëmarrës aktivë në nisma dhe programe ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor si CERN, COST, CEEPUS dhe EUREKA. Dhe rezultatet e kësaj pune janë konkrete sepse sot kemi një nivel suksesi prej 16.4% në programin ‘Horizon Europa’, krahasuar me 8.8% në programin ‘Horizon 2020’, çka ka rritur edhe fondet e disbursuara. Brenda 3.5 viteve kemi arritur të përfitojmë 6.6 milionë euro, krahasuar me 5.8 milionë euro të përfituara në 7 vite në programin ‘Horizon2020,” tha Manastirliu.
 
Ministrja Manastiriu renditi edhe disa nga elementët kryesorë dhe risitë që projektligji parashikon, siç është ngritja e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili do të funksionojë si një organ këshillimor pranë Kryeministrit.

“Ky këshill do të mbështesë zhvillimin e strategjisë kombëtare për kërkimin dhe do të japë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në vend,” tha Manastirliu.
 
“Ligji”, shtoi Ministrja Manastirliu, “synon jo vetëm fuqizimin e infrastrukturës kërkimore, por edhe sigurimin e një ambienti të përshtatshëm për kërkimin e pavarur dhe inovativ. Ai gjithashtu synon krijimin e Regjistrit Kombëtar të Institucioneve të Kërkimit, që do të përmbajë të dhëna për institucionet kërkimore dhe kërkuesit shkencorë të vendit.”
 
Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se ky projektligj do t’i japë kërkimit shkencor në Shqipëri një hov të ri, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me vendet europiane. “Na duhet një shkencë e hapur, me liri të kërkimit dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë tonë.”, përfundoi ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

14 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

14 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

14 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

15 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

15 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

15 hours ago

This website uses cookies.