Pr.ligji për Prefektin e Qarkut, Balla: Rrisim efiçencën dhe konsolidimin e performancës së Prefektit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, ndryshimet në pr.ligjin për Prefektin e Qarkut, të cilat sipas tij do të ridimensionojnë rolin e prefektit.

Domosdoshmëria për këto ndryshime, theksoi Balla, erdhi si nevojë për të rritur eficensën dhe konsoliduar performancën e prefektit të qarkut.

“Janë ndryshime të cilat synojnë një ridimensionim të rolit të prefektit të qarkut.

Mendoj që domosdoshmëria për këto ndryshime erdhi si nevojë për rritjen e eficencës dhe për ta konsoliduar performancën e prefektit t qarkut për të garantuar shërbime më cilësore, për një qeverisje më pranë qytetarëve dhe të përforcojmë rolin e perfektit. Duke iu garantuar se kemi pasur në vëmendje respektimin e të gjitha pavarësive që burojnë vetëqeverisja vendore”, tha Balla.

Ministri sqaroi se ky pr.ligj rregullon tre prej problematikave të evidentuara gjatë zbatimit të ligjit për prefektin e qarkut.

“Pr.ligji rregullon problemet e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit për prefektin e qarkut:  e para ka të bëjë me përcaktimin e qartë të akteve normative të organeve të vetëqeverisjes vendore të cilat janë objekt i verifikimit të ligjshpolmërisë nga ana e institucionit të prefektit; problematika me organizmat e përkohshëm që drejton prefekti i qarkut; problematika që lidhet me propozimet për emërim apo lirim të drejtuesve të degëve të institucioneve qendrore në nivel territori”, sqaroi Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.