Pr.Ligji për shëndetin riprodhues- Koalicioni Pro Familjes kërkesë Koçiut: Seancë të hapur konsultimi
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës sot në orën 12:00, do të dorëzojë te Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një kërkesë për organizimin e një aleance të hapur konsultimi publik të përfaqësuesve dhe ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë me anëtarë të Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës në kuadër të Projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” brenda afatit 12 Maj 2024.
Pas dorëzimit të kërkesës do të ketë një deklaratë për median nga drejtues të Koalicionit Shqiptar.
Ministria e Shëndetësisë hodhi për konsultim publik së fundi projektligjin mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.
Pr.ligji rregullon për herë të parë shtatzëninë surrogative e cila më herët nuk ka qenë e formalizuar.
Kjo lloj shtatzënie bëhet në bazë të një marrëveshje me shkrim midis gruas që dëshiron të ketë një fëmijë, por që ndodhet në kushtet e pamundësisë mjekësore për ta pasur atë, dhe gruas që do të bartë fetusin në mitrën e saj dhe do të lindë fëmijën për llogari të së parës. Nëna surrogate duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur të paktën një fëmijë.
Një fëmijë i lindur nga një sipas teknikës së riprodhimit mjekësor të asistuar nëpërmjet shtatzënisë surrogate, i nënshtrohen dispozitave të Kodit të Familjes për birësimin surrogativ. Ky projektligj ka përcaktuar qartë edhe kriteret e riprodhimit mjekësor të asistuar që nga kushtet e aplikimit e deri tek dhurimi i qelizave riprodhuese ose embrione.
Numri maksimal fëmijëve që lejohen nga gjenerimi i qelizave riprodhuese të të njëjtit dhurues në Shqipëri nuk duhet të jetë më i lartë se 5 (pesë).