Pr.ligji për sistemin e ri të adresave, Stavro: Dy ndryshime rrënjësore, do kenë kod unik alfanumerik

Pr.ligj për sistemin e ri të adresave ka qenë në fokus të bisedimeve në emisionin “Jetë Shqiptare”. Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro sqaroi se nuk do të ketë ndryshim të adresave aktuale, por secila prej adresave do të ketë një kod unik alfanumerik.

“Kemi sjellë dy ndryshime rrënjësore. Regjistri kombëtar i adresave po ngrihet në piedestal dhe do jetë burimi i vetëm i informacionit.

Përpara ka patur mangësi informacioni dhe një zhvilli m i madh i Tiranës ka ndikuar në vendime të nxituara. Por tani me qeveri digjitale, sisteme që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, dhe regjistri kombëtar i adresave do jetë i qendërzuar.

Ne synojmë me ndryshimet e propozuara në pr.ligj të ushqejmë të gjithë institucionet me një standard tjetër të adresave.

Nuk do zëvendësohen adresat, por do u shtohet kod unik i adresave për lehtësim referimi. Për të komunikuar dhe sistemet më thjeshtë.

Do jetë kod alfanumerik, me gjasë më shumë se 8 karaktere”, tha Stavro.

Ky i fundit sqaroi se po punohet maksimalisht për krijimin e kornizave të punës, me qëllim që adresari të mbahet vetë.

Çështja e adresarit nuk zgjidhet me buton, por është proces. Ne synojmë të krijojmë kornizat e punës që ky proces të mbahet vetë”, tha Stavro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.