Pr/ligji “për territorin”- Bardhi: Zgjeron kompetencat e kryeministrit, pabarazi mes qytetarit dhe investitorit strategjik
Projektligj “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” ka shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve. Opozita ka akuzuar mazhorancën se po kalojnë fshehtas për votim një pr.ligj për të cilin nuk është diskutuar. Sipas opozitës, mazhoranca përmes këtij pr.ligji kërkon që të zgjerojë kompetencat e kryeministri dhe të vendos pabarazinë mes një qytetari dhe një investitori strategjik.
“Jemi kundër pr.lgjit për disa arsye. Dy gjera ka thelbësore ky pr.ligj: e para, i zgjeron kompetencat kryeministrit; dhe e dyta vendos pabarazinë mes një qytetari dhe një investitori strategjik. Që Olta Xhacka të ndërtojë hotelin 5 milionë euro në një tokë publike të grabitur me letra të falsifikuara, ka një procedurë preferenciale, në krahasime një qytetar që do të ndryshojë çatinë e shtëpisë në një pronë të trashëguar prej 100 vitesh.
Pra, pr/.ligji përshpejton procedurat të pajisjes me leje të investimeve strategjike”, tha deputeti demokrat Gazment Bardhi.
Po ashtu, edhe demokratja Dhurata Çupi u shpreh kundër pr.ligjit pasi sipas saj, do duhej të diskutohej nen për nen.
Pas kundërshtimeve nga ana e opozitës, deputetët e mazhorancës kanë shtyrë miratimin e pr.ligjit nen për nen, me qëllim që demokratët të bëjnë propozimet e tyre.