Pr.ligji për Turizmin/ Kumbaro: Rrisim vëmendjen për zonat e mbrojtura. Strukturat akomoduese të përfitojnë nga taksa 6%
Projektligji për turizmin është në fazë konsultimi. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një komunikim për media pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deklaroi se zhvillimi i qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e zonave të mbrojtura dhe kthimin e tyre në vlerat e ekosistemit dhe në destinacione turistike natyrore, është në fokus të qeverisë.
Kumbaro theksoi se do rritet vëmendja për zonat e mbrojtura dhe ndihma për biznesmenët e zonës.
“Angazhimi ynë për të rritur vëmendjen për zonat e mbrojtura për të krijuar modele të zhvillimit të qëndrueshëm për njerëzit, modele ekoturizmi, modele të agroturizmit, por edhe premtimeve tona në plan ndërkombëtar që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.
Më 1 dhjetor në KOP 28 në Dubai në samitin e liderëve për ndryshimet klimatike”, tha Kumbaro e cila theksoi se strukturat akomoduese duhet të regjistrohen në Ministrinë e Financave për të përfituar nga taksa 6%.
“TVSH 6% e aplikuar për strukturat akomoduese që të formalizohen, regjistrohen pranë Ministrisë së Turizmit është praktikë e filluar mbi 4 vite. Kemi regjistrim të 2500 struktura akomoduese. Çdo kush që ka hotel, nuk mjafton vetëm regjistrimi në QKB për të përfituar uljen 6% në vend të 20% duhet të regjistrohet pranë Ministrisë së Turizmit për të marrë kategorinë e caktuar. Kemi filluar ndryshimet në ligjin e turizmit. Pr.ligji është në fazë konsultimi edhe këtë javë. Pr.ligji do i nënshtrohet dhe një konsultimi në institucione të ndryshme e më tej në Parlament”, tha Kumbaro.