Pr.ligji për Turizmin/ Kumbaro: Rrisim vëmendjen për zonat e mbrojtura. Strukturat akomoduese të përfitojnë nga taksa 6%

Projektligji për turizmin është në fazë konsultimi. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një komunikim për media pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deklaroi se zhvillimi i qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e zonave të mbrojtura dhe kthimin e tyre në vlerat e ekosistemit dhe në destinacione turistike natyrore, është në fokus të qeverisë.

Kumbaro theksoi se do rritet vëmendja për zonat e mbrojtura dhe ndihma për biznesmenët e zonës.

Angazhimi ynë për të rritur vëmendjen për zonat e mbrojtura për të krijuar modele të zhvillimit të qëndrueshëm për njerëzit, modele ekoturizmi, modele të agroturizmit, por edhe premtimeve tona në plan ndërkombëtar që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Më 1 dhjetor në KOP 28 në Dubai në samitin e liderëve për ndryshimet klimatike”, tha Kumbaro e cila theksoi se strukturat akomoduese duhet të regjistrohen në Ministrinë e Financave për të përfituar nga taksa 6%.

TVSH 6% e aplikuar për strukturat akomoduese që të formalizohen, regjistrohen pranë Ministrisë së Turizmit është praktikë e filluar mbi 4 vite. Kemi regjistrim të 2500 struktura akomoduese. Çdo kush që ka hotel, nuk mjafton vetëm regjistrimi në QKB për të përfituar uljen 6% në vend të 20% duhet të regjistrohet pranë Ministrisë së Turizmit për të marrë kategorinë e caktuar. Kemi filluar ndryshimet në ligjin e turizmit. Pr.ligji është në fazë konsultimi edhe këtë javë. Pr.ligji do i nënshtrohet dhe një konsultimi në institucione të ndryshme e më tej në Parlament”, tha Kumbaro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

8 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

8 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

8 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

8 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

8 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

9 hours ago

This website uses cookies.