Prag Botërori i Tajlandës në Peshëngritje/ Trajneri Lagja flet për dy konkurentët Qerimaj-Calja
Peshëngritja shqiptare përgatitet për garën shumë të rëndësishme që do të zhvillohet në Tajlandë, ku pëqr kombëtaren e Shqipërisë është vendimtare në lidhje me përcaktimin e sportistëve kuqezi që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Francës. Trajneri i kombëtares së pe4hëngritjes, shkodrani Artur Lagja, bën të ditur se pretendenht për të arritur këtë normnë kualifikimi janë peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj dhe Briken Calja.Nisur nga rezultatet e fundit, trajneri Lagja mendeon se më afër plotësimit të kësaj norme është peshëngritësi Calja, ndërkohë që Qerimajt do t’i duhet të zbresë në një peshë më të ulët për të qënë më pranë kësaj norme.Garat e Kampionatit Botëror të peshëngritjes në Tajlandë, do të zhvillohen në fund të muajit mars.