Shkodra do të mirëpresë për herë të parë Kampionatin Evropian të Minifutbollit për priftërinjt. 17 skuadra kombëtare nga e gjithë evropa do të jenë në Shkodër për 4 ditë me radhë, nga data 5-9 Shkurt. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” do të jetë mikritësi i të gjitha ndeshjeve të minifutbollit. Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit, po kryen përgatitjet e fundit, ndërkohë që drejtimi i kësaj skuadre i është besuar nje emri të njohur të futbollit shkodran dhe shqiptar Armando Cungu. Njëri prej organizatorëve të këtij Europiani, Dom Mark Shtjefni, u shpreh se kjo do të jetë një ngjarje e veçantë dhe që pritet me shumë interes në Shkodër dhe Shqipëri.Bashkia Shkodër është një nga partnerët e këtij eventi të rëndësishëm, ku kombëtarët e 17 shteteve të europës do të jenë pjesë e këtij kompeticioni, por edhe si mundësi për të promovuar qytetin e Shkodrës në të gjithë Evropën.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.