Prag Evropiani “Gjermani 2024”, test pozitiv i Shqipërisë, fiton miqësoren me Lihtenshtejnin, shkëlqen Broja
Shqipëria dominoi, dhuroi spektakël dhe triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Lihtenshtejnit me rezultatin e thellë 3-0. E veçanta e kësaj ndeshje ishte aktivizimi nga minuta e parë e Armando Brojës, i cili pas një dëmtimi të gjatë rikthehet me gol.
Krahas golit të parë shënuar nga Armando Broja, dy të tjerët kanë për autor Jasir Asani dhe Ernest Muçi. Shqipëria do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore para finaleve të “Euro 2024”. Kuqezinjtë do të përballen me Azerbajxhanin më datë 7 qershor në orën 19:00, sërish në stadiumin “Haladas Sportkomplex”.