Prag festivali “Luleborë” – Edcioni i nëntë do të mbahet në datat 1 dhe 2 nëntor në teatrin “Migjeni”
Në prag të edicionit të nëntë të festivalit “Luleborë”, në skenën e teatrit “Migjeni” po bëhen përgatitjet e fundit.
Do të jenë 15, këngët të përzgjedhura për dy netët e festivalit me pjesëmarrjen e artistëve të rinj dhe atyre të përvojës që do të konkurojnë për çmimin e parë.
“Luleborë” mbetet një festival që edhe këtë vit do vijojë të ruajë traditën e pasurimit të këngës qytetare si dhe larmisë së rrymave muzikore.
Edicioni i nëntë i festivalit “Luleborë” do të mbahet në datat 1 dhe 2 nëntor në orën 19°° në teatrin “Migjeni”.