Prag “Junior Eurovision 2024” – Shqipëria do të performojë e treta pas Italisë dhe Estonisë më 16 nëntor

Ethet e “Junior Eurovision Song Contest 2024” kanë filluar të ndihen dita-ditës, pasi tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për momentin kur 17 artistët, përfaqësues nga vende të ndryshme, do të prekin magjinë e një skene të madhe. Ditën e djeshme stadiumi Caja Magica në Madrid, ka mirëpritur artistët e vegjël, të cilë kanë realizuar provën e parë. Mes tyre, përfaqësuesja e Shqipërisë Nikol Çabeli ka përcjellë emocione të forta me interpretimin dhe vokalin e saj mbresëlenës.

Kënga “Vallëzoj” me melodinë dhe tekstin e saj përcjell mesazhe, të cilat tashmë janë shumë aktuale dhe në sintoni të plotë edhe me sloganin e këtij viti, ku tema është dashuria për natyrën. Magjia e çeljes së një luleje, në harmoni të plotë me rritjen, zhvillimin, sigurinë dhe shprehjen e artistëve të rinj në skenë.Përfaqësuesit e Eurovisionit janë mahnitur me natyrshmërinë e këngëtares shqiptare. Gjithashtu ajo ka krijuar disa momente gazmore, të cilat kanë bërë që të tërheqë vëmendjen e organizatorëve të Festivalit Europian të Këngës për fëmijë.

Nikol tashmë vjen e sigurt në një skenë kaq të madhe pavarsisht moshës së saj ajo ka prekur dhe fituar disa festivale të rëndësishme në Shqipëri. Më 16 nëntor, dita kur do të mbahet edhe Junior Fest Contest 2024, Shqipëria do të performojë e treta në radhë pas Italisë dhe Estonisë. Të gjithë mund të votojnë online për Nikol Çabelin, pavarsisht se ku mund të ndodheni. Duke nisur nga e premtja e 15 nëntorit, ju mund të votoni përmes JESC.TV ku do të gjeni një prezantim paraprak të të gjitha interpretimeve. Votimi mbyllet përkohësisht pak para se të fillojë shfaqja të shtunën, më 16 nëntor. Më vonë pas shfaqjes votimi do të hapet përsëri për rreth 15 minuta pasi të jenë interpretuar të gjitha këngët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.