Prag kampionati i superligës U-19/ Trajneri Sinani i kënaqur me skuadrën, synohet titulli kampion

sinani sport
Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e Superligës U-19 nis javën e ardhshme dhe për Vllazninë ndeshja e parë do të jetë me skuadrën ballshiote, Bylis. Në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, trajneri i 19 vjeçarëve kuqeblu, Vioresin Sinani flet për përgatitjet dhe objektivat e skuadrës që ai drejton.
Forma e mirë e kësaj skuadre pasqyrohet qartë edhe në përformancën mjaft pozitive që paraqiti në dy miqësoret e fundit me ekipin Vllaznia U21, ku në të dyja ndeshjet, Vllanzia U-19 doli fituese me epërsi golash, 5-0 ndeshjen e parë dhe 5-2 në ndeshjen e dytë.
E rëndësishme për Sinanin, është përgatitja e elementit cilësor për skuadrën e parë.
Deri fundjavën e ardhshme që nis kampionati, Vllaznia U19 pritet të zhvillojë edhe një miqësore tjetër testuese.
