Prag karnavalesh në Shkodër, zbukurohet qyteti
Qyteti ka disa ditë që është zbukuruar me dekorin e festës së Karnavaleve. Ajo ngjan e shenjtë për Shkodrën që i feston ato që prej vitit të largët 1860. Organizatorët kanë zbuluar kalendarin e festës tradicionale. Gjon Stefa, është një organizatorët më të hershëm të Karnavaleve, madje ai ka botuar edhe një libër për historikun e kremtimit të tyre. Edhe në këtë vit ai është pjesë e ekipit që po merret me përgatitjet e festës.
Ky vit do të jetë i veçantë përsa i përket festimeve pasi në rrugët e Shkodrës do të rikthehen maskat veneciane, një element që karakterizon Karnavalet e Shkodrës.
Karnavalet e Shkodrës do të mbahen në datat 23, 24 dhe 25 shkurt. Ato karakterizohen në mënyrë të veçantë për humorin e hollë dhe thumbues duke ironizuar të metat dhe problemet e shoqërisë, gjë që i bën ato karakteristike vetëm për këtë qytet.