Prag klasikja, Vllaznia-Tirana/Ish-futbollisti kampion Ferit Borshi, optimist për fitore
Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim që do të luhet këtë fundjavë në Shkodër është ndeshja më e rëndësishme e javës së dytë të kategorisë Superiore. Njëri prej atyre që po e pret me shumë emocion është edhe Ferit Borshi, ish futbollist dhe ish trajner kampion me Vllazninë, sot trajner me moshat. Për t’u theksuar është se, traditen e Ferit Borshit po e vazhdon më së miri sot edhe djali i tij Ergi Borshi, zëvendës trajner i kuqebluve, krahu i djathtë i teknikut Brdariç.Klasikja, Vllaznia-Tirana, luhet mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:00.