Prag klasikja Vllaznia-Tirana/ Kapiteni Balaj garanton fitore ndaj bardhebluve
Vllaznia po përgatitet për supersfidën e ditës së shtunë, klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Pas seancës stërvitore të ditës së enjte, për mikrofonin e RTSH Shkodra është prononcuar kapiteni kuqeblu, Bekim Balaj.Për kapitenin e Vllaznisë, fitorja e javës së kaluar me Dinamon ka dhënë moralin e duhur në radhët e skuadrës kuqeblu.Bekim Balaj vazhdon të shënoj për Vllazninë duke qënë edhe kandidati kryesor për “Këpucën ne artë”.Në vijim, Balaj, flet edhe për tifozërinë, e cila është aleati kryesor i skuadrës kuqeblu.Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.