Prag Krishtlindje, Arqipeshkv Dodaj predikon më shumë dashuri dhe falje
I ftuar special i Kryeministrit Edi Rama, në podcastin e tij, këtë prag Krishtlindjeje, Arqipeshkv Arjan Dodaj, i cili me urtësinë e fjalës përcolli mesazhin e dashurisë dhe tolerancës, nëpërmjet një rrëfimi tejet shpirtëror.
Arqipeshkv rrëfeu rrugëtimin e tij, në rrugën e besimit.
“Dashuria ime e vërtet me prindërit e mi, është autentike në dimensionin që është e vërtetë edhe për Zotin. Familja ime e parë në rendin shpirtëror është me të vërtetë, çdo vëlla apo motër që Zotin e beson në jetën shpirtërore“, tha ai.
Arqipeshkv Arjan Dodaj, tha se dashuria, lutja dhe falja, që predikon feja, janë në themel të besimit, por edhe vlera të njerëzimit.
“Ne jemi gjithmonë përmbledhja e dashurisë së Zotit”, shtoi ai.
Biseda me Arqipeshkv Arjan Dodaj ishte e fundit e ciklit të dytë, të ftuarve të kryeministrit Edi Rama, në këtë dritare komunikimi.