Prag muaji i shenjtë i Ramazanit, dhurohen pako për Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit , Myftiu i Shkodrës , Imam, Muhamed Sytari , i shoqëruar dhe nga drejtuesit e një fondacioni  humanitar ,  ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë me anëtarët e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.

 Më pas u bë dhe  dhurimi  50 pakove   me ushqime dhe 50 batanijeve  për  të moshuarit e kësaj shtëpie.

Myftiu Sytari , duke falenderuar fondacionin për kujtesën dhe kujdesin  ndaj të moshuarve,  theksoi se ishte zgjedhja më e bukur për ta pritur Ramazanin me bekimin  e të moshuarve.

Nga ana e tij , drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve , Fatjon Hoxha , falenderoi për kujdesin e vazhdueshëm që tregohet ndaj të moshuarve.

Dita e parë e Ramazanit fillon me datë 11 mars. Gjatë periudhës  30 ditore do vijojë tradita e Myftinisë për shpërndarjen e pakove me ushqime dhe shtrimin e iftarëve për shtresat në nevojë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.