Prag ndeshja Vllaznia- Erzeni / Në kampin kuqeblu mbizotëron optimizmi për fitore
I nisur ditën e djeshme me ndy ndeshjet e para, kampionati kombëtar i futbollit abissnet superiore luan sot tre ndeshjet e fundit mes të cilave edhe ajo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Erzenit mysafir. Sfida në fjalë nis në orën 17:00 ballafaqon dy skuadra që janë me pikë të barabarta në tabelë duke ndarë vendin e shtatë dhe të tetë.
Kuqeblutë sot do të drejtohen nga trajneri shqiptaro-maqedonas Qatip Osmani, i cili dy ditë më parë mori drejtimin e Vllaznisë duke zëvendësuar trajnerin e larguar Migen Memelli. Lajmet më të fundit nga kampi kuqeblu bëjnë të ditur se në radhët e skuadrës dhe të stafit teknik ka optimizëm për rezultat pozitiv. Pozitive është edhe një situatë e përmirësuar nga dëmtimet që ka pasur në radhët e titullarëve, përfshirë këtu edhe kapitenin Bekim Balaj, i cili është i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë.