Prag ndeshja Vllaznia-Teuta, Doçi: Teuta duhet vlerësuar, kuqeblutë kthehen tek fitorja
Kampionati Kombëtar i Abissnet Superiore luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së 23-të. Të shtunën luhen tre takime, mes të cilave edhe ai Vllaznia-Teuta, ndërkohë që të dielën janë dy sfida të tjera. Për prag duelin që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, flet ish-futbollisti i njohur shkodran, Edmond Doçi, i cili krahas Vllaznisë, ka luajtur edhe për durrsakët e Teutës.
Për Doçin, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani ka rritje të dukshme në lojën e saj, por në të njëjtën kohë, vlerëson edhe përmirësimin e Teutës së drejtuar nga shkodrani Edi Martini, gjatë javëve të fundit.
Në pritje të ndeshjes së javës së 23-të të Superiores, Vllaznia-Teuta, kuqeblutë kanë në dispozicion tre seanca stërvitore, duke përfshirë edhe atë të së mërkurës.