Prag nisja e vitit shkollor/Komuniteti rom: Duam të shkollojmë fëmijët tanë

romet

romet

Teksa na ndajnë vetëm 1 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, komuniteti rom dhe egjyptian që janë të vendosur pranë kontinierëve që u inaguruan 1 vit më parë, kanë nisur me përgatitjet. Ata thonë se tashmë shkolla është pranë banesave ku jetojnë, dhe nuk kanë nevojë për transport. Nëse ne nuk kemi mundur të shkollohemi, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë me fëmijët tanë thonë prindërit. Dërgimi në shkollë i fëmijëve të këtyre komuniteteve ka qenë një sfidë për institucionet. Por duket se tashmë një pjesë e tyre janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e shkollimit të fëmijëve. Të ndihmuar jo vetëm nga institucionet por edhe nga shoqata të ndryshme, e hëna do sjellë nisjen e proçesit mësimor edhe për këta fëmijë. Integrimi i tyre është tejet i vështirë dhe shkollimi shihet si mënyra më e mirë për largimin e tyre nga rruga.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.