Prag Partizani-Vllaznia/Trajneri Osmani: Skuadra është e karikuar për fitore
Java e 30-të e Superiores së futbollit shqiptar luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën. Vllazina, këtë javë është mysafire në kryeqytet për t’ u përballur me Partizanin. Në konferencën e shtypit dhënë paraditen e së shtunës, trajneri Qatip Osmani, konfirmoi se skuadra është e plotë, ku përjashtim bën vetem Smajli, i cili është akoma në diskutim.Vllaznia udhëton për fitore, por për Osmanin, në pozitat që ndodhet skuadra në klasifikim, edhe barazimi është i pranueshëm.Ndeshja e javës së 30-të të Superiores, Partizani-Vllaznia luhet të dielën në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00.