Prag Vllaznia-Tirana në Studio Sport/ Opinionet e ish-futbollistëve Kotrri, Tafili dhe gazetarit Uruçi
Fitorja ndaj Dinamos për javën e 25-të të Superiores dhe pragndeshja e javës së 26-të Vllaznia-Tirana, kanë marrë vemendjen kryesore të emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen ne së mërkurës në RTSH Shkodra. Për të ftuarit në panel, ish futbollistët Uliks Kotrri dhe Alsid Tafili si dhe gazetarin sportiv Admir Uruçi, me një mbështetje të madhe nga tifozëria shkodrane, kuqeblutë e kalojnë me sukses edhe përballjen e së shtunës, Vllaznia-Tirana.Gjatë minutave të këtij emisioni u rikujtua ish futbollisti i talentuar i Vllaznisë, Artan Medja, ndarë nga jeta në moshën 19 vjeçare, 30 vite më herët si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dy ish futbollistët, Entri Çaku në lidhje direkte nga Amerika dhe Uliks Kotrri në studio, të cilët e kanë pasur kolegë të afërt në ekip të ndjerin Medja, e verësuan Artan Medjen si një nga talentët e spikatur të asaj kohe.