Pragndeshja Valur-Vllaznia, kuqeblutë, “fluturojnë” drejt Islandës, nesër seanca e fundit në Rejkjavik

Delegacioni sportiv shkodran, futbollistë, staf, drejtues dhe shoqërues të tjerë që i janë bashkangjitur kuqebluve në këtë udhëtim të largët, pasditen kësaj të marte fluturuan drejt Islandës. Me një ndalesë në Vienë dhe më pas drejt Rejkjavikut, aty ku mbrëmjen e së enjtes kuqeblutë do të ndeshen me skuadrën vendase Valur në kuadër të ndeshjes së parë të turit të parë, Europa Conferencë League.Pasditen e së Hënës kuqeblutë janë stërvitur në fushën sportive të Golemit me një seancë të plotë, ndërkohë edhe paraditen e kësaj të marte ishte edhe një e tillë por me doza disi më të ulëta. Ndërkohë mesditën e kësaj të marte ekipi shkodran la qytetin e Shkodrës për t’iu drejtuar aeroportit të Rinasit.Në aspektin sportiv, stafi teknik me në krye kryetrajnerin Thomas Brdariç, asistentët e tij Vioresin Sinani, Ergi Borshi, trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi, si dhe drejtori sportiv Tefik Osmani, ka gjithçka gati.Me përjashtime të vogla, ku në ndonjë repart ka dyshim duke pasur në balotazh dy emra, pjesa kryesore e formacionit tashmë duket se është fiksuar për ndeshjen e parë që do të luhet të enjten në Rejkjavik.I vetmi shqetësim për teknikun gjerman është mungesa e sulmuesit Gruda, që për arsye dëmtimi nuk do të bjetë i gatshëm për këtë ndeshje, ndërkohë që pjesa tjetër është e tëra në rregull, duke pritur zgjedhjet e teknikut për formacionin e parë, i cili përgjithësisht, pritet të jetë ky: Qarri, Gurishta, Stojanoviç, Juriç, Bajrami, Krymi, Qato, Deliu, Kahrimanoviç, Mala, Balaj.Edhe pse pritet të jetë një ndeshje e vështirë, kjo edhe për faktin se skuadra islandeze është në mes të kampionatit duke pasur një formë optimal, në kampin kuqeblu ka optimizëm për marrjen e një rezultati pozitiv që në ndeshjen e parë, për t’i paraprirë një kualifikimi të mundshëm në ndeshjen e kthimit që luhet me datë 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.