Pragndeshja Vllaznia – Laçi, ndeshja ndaj Laçit me mbrojtje të improvizuar
Java e 18-të e Abissnet Superiore starton të shtunën me takimin Vllaznia – Laçi.
Në prag të kësaj sfide, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në një konferencë shtypi.
Tekniku gjerman do ta nisë këtë sfidë me një mbrojtje të improvizuar, pasi mungon e gjithë linja mbrojtëse për shkak të dëmtimeve.
Ndonëse me shumë mungesa, Brdaric kërkon fitoren nga kjo përballje
Ai ka vlerësuar ekipin kundërshtar për lojën e mirë që po zhvillon nën drejtimin e Morieros, ndaj kërkon të jetë i kujdesshëm ndaj bardhëzinjve.
Sfida Vllaznia – Laçi do të luhet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.