Pragndeshja Vllaznia – Partizani për femra, të martën, ora 12:00 në “R. Rusi” gjysmëfinalja e dytë

Pasi ka fituar gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4” me rezultatin 0-3, Vllaznia e futbollit femra pret në shtëpi mesditën e së martës Partizanin në gjysmëfinalen e dytë duke kërkuar biletën e finalistes së këtij sezoni futbollistik.
Finalistja tjetër e “Final 4” do të dalë pas gjysmëfinales tjetër të dytë, Apolonia-Tirana, ku më pranë duket skuadra fierake që ka barazuar 1-1 në Tiranë.
Për informacion të tifozërisë shkodrane, theksojmë se dueli i dytë gjysmëfinal, Vllaznia-Partizani do të luhet të martën në stadiumin “Reshit Rusi” duke filluar nga ora 12:00.