Pragndeshja Vllaznia- Teuta – Brdariç: Mungon Krymi, do ta zëvendësojë Sala
Një ditë para ndeshjes me Teutën trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në një konferencë shtypi, ku ka treguar më tepër për përgaditjet e kuqebluve para kësaj sfide.
Trajneri gjerman theksoi se ky takim do të jetë i vështirë, pasi përballë ka një skuadër të fortë si Teuta e Durrësit
Sala do të zëvendësojë Krymin në këtë ndeshje, ndërsa trajneri ka bërë të ditur se shkalla e dëmtimit nuk është aq e rëndë për mesfushorin .
Brdaric vlerësoi edhe shkodranët që luajnë tek Teuta për nivelin që kanë treguar gjatë këtyre javëve.
Ndeshja Vllaznia -Teuta , e vlefshme për javën e 14 –të, do të luhet ditën e shtunë në “Loro Borici”, duke nisur nga ora 17:00.