Pragsfida Vllaznia – Dinamo city / Kuqeblutë do të vuajnë në këtë takim mungesën e mbrojtësit  Melos Bajrami

pragsfida v d

Kjo është mënyra që ka zgjedhur tekniku kuqeblu Thomas Brdaric të shkojë në konferencën e pragndeshjes. Dinamo City është kundërshtari i radhës për Vllazninë dhe një rival i drejtpërdrejtë për vendin e dytë.

“Ajo që konsideroj të rëndësishme është se kemi patur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për ndeshjen me Dinamon. Duhet të tregojmë potencialin që kemi si skuadër përballë këtij rivali. Duhet të mësojmë nga gabimet e bëra në të shkuarën. Jemi të vetëdijshëm për situatën ku ndodhemi dhe duam mbështetjen e tifozëve.”

Vllaznia do të vuajë në këtë përballje mungesën e mbrojtësit Melos Bajrami.

“Bajrami mungon për shkak të kartonit të kuq. Lojtarët duhet të tregohen më të vëmendshëm dhe të mos ndëshkohen me kartona të tillë që mund të na ndryshojnë planet në mes të ndeshjes. Sidoqoftë kemi lojtarë mjaft të mirë në ekip të cilëve mund t’u besojmë në këtë ballafaqim.”

Vllaznia-Dinamo City do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30 në stadiumin “Loro Boriçi” , ndërsa çiftet e tjera të javës së 34-t të “Abissnet Superiore” janë: Elbasani-Bylis, Skënderbeu-Tirana, Teuta-Laçi dhe Partizani-Egnatia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.