Praktikat profesionale të studentëve – Kraja: Studentët e fizioterapisë, bashkëpunim me Spitalin Rajonal

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” prej vitesh degët e mjekësisë si infermieri, mami apo fizioterapi janë të plotësuara që në fazat e para. Përgjegjësi i lëndëve paraklinike, Julian Kraja, tregon se, krahas ndjekjes së studimeve, studentët e fizioterapisë po ushtrojnë praktikat profesionale në Spitalin Sajonal të Shkodrës.
Edhe hartimi i kuotave çdo fillim viti bëhet në bazë të kapaciteteve për kryerjen e praktikave si në spital, po ashtu edhe pranë klinikës së fizioterapisë që ndodhet brenda ambjenteve të fakultetit.
Praktikat profesionale i kanë ndihmuar studentët që krahas njohurive gjatë viteve të studimit të praktikohen duke marrë një përvojë reale nga puna me pacientë.