Prangosen dy shtetas , u kapën të dehur në timon, procedohen 4 të tjerë
Policia e Shkodrës arrestoi dy persona të moshave 40 dhe 41 vjeç banues në Shkodër dhe Shtoj i Vjetër , pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Gjithashtu policia e Shkodrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 36 vjeçar, banues në fshatin Mushan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa një 62 vjeçar, banues në Shkodër, po ndiqet në gjendje të lirë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij.
Në gjendje të lirë po ndiqen edhe dy persona të moshave 52 dhe 32 vjeç, të dy banues në fshatin Stajkë, pasi dyshohet se duke keqpërdorur thirrjet telefonike, kanë shqetësuar një 57-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.