Prangoset 33 vjeçari në kërkim/I riu nga Puka akuzohet për kultivim të bimëve narkotike
33-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, pasi pas hetimeve disa mujore me metoda speciale të hetimit, dyshohet si autor i kultivimit të bimë narkotike në fshatin Dedaj, të njësisë administrative Qelëz.
33 vjeçari u kap në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë , falë informacionit të siguruar nga Policia e Pukës, shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit me Policinë Kufitare të Qafë Morinës.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, për një shtetas të shpallur në kërkim i cili do të hynte në Shqipëri nga PPK Qafë Morinë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. B., 33 vjeç, banues në Pukë.
Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.