Prangoset 43-vjeçari, i vuri flakën një sipërfaqeje toke në fshatin Vukpalaj

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, u bë identifikimi dhe ndalimi i një shtetasi 43 vjeç, banues në fshatin Goraj. Ky shtetas dyshohet se, më datë 27.07.2024, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, i cili është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj.  Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.