Prangoset 57 vjeçari për baste sportive, ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 57- vjeçar, banues ne Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive në lokalin e tij, si dhe gjithashtu fshihte të ardhurat nga këto aktivitete.
Ndërsa mësohet se i arrestuari, ishte i dënuar më parë për të njëjtën paligjshmëri.
Ky operacion erdhi në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Policia njofton se ky aktivitet zhvillohej se në një lokal në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku viheshin baste sportive, me celular.
Gjithashtu, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, celularin e të arrestuarit, me faqe online aktive për vënien e basteve sportive.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë 48- vjeçar, banues në fshatin Mjedë, pasi u kap në afërsi të fshatit Stajkë, duke transportuar inerte, aktivitet për të cilin nuk kishte liçencën përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.