Policia vendore ka vënë në pranga një 60-vjeçar. Sipas uniformave blu shtetasi me iniciale B.M banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punonjës të OSHEE, Shkodër, shtetasit L. N., 61 vjeçe dhe E. S., 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën , duke mos raportuar shkeljen.Po ashtu, referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij. Po ashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në biznesin e tij, në fshatin Pulaj-Plazh. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi kryente aktivitet financiar në një call center, pa u licencuar. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 24 vjeç, për një 14-vjeçar dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.