Prangoset dhunuesi i bashkëshortes, arrestohen dy shtetas, procedohen 4 të tjerë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan një 50 vjeçar banues në Shkodër, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, për një 30 vjeçar, banues në Velipojë. Sipas policisë ky shtetas ka për të vuajtur 4 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.Ndërkohë, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetasit nga Shkodra, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.