Prangoset i shpalluri në kërkim/Shpëtim Memolla do të ekstradohet në Itali, i dënuar me 8 vjet e 8 muaj burg
Ka marrë fund në Velipojë arratia e një 52- vjeçari të dënuar dhe të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Një aksion I kombinuar I seksionit të hetimit të narkotikëve, të qarkullimit rrugor dhe stacioni I policies Velipojë, bëri të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e Shëptim Memolla, 52 vjec, nga Peqini.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Laquila në vitin 2022 e ka denuar këte shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.
Arrestimi i 52- vjeçarit është bërë me qëllim ekstradimin në Itali, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. Mësohet se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.