Prangoset në flagrancë shoferi / 66- vjeçari u kap nga policia duke drejtuar makinën i dehur

policia shkoder motorra

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një tjetër shtetas 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Bushat-Barbullush”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. H., 24 vjeç. Nga aksidenti është demtuar lehtë 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin që ai administronte, janë gjetur disa mallra për të cilat nuk dispononte faturat përkatëse. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me sende të forta, një tjetër për motive të dobëta.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në fshatin Rranxa, pas një kallëzimi për pushtim të pronës.  

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 71 vjeç, banues në Shkodër, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Specialistët e Policisë Kufitare në Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.