Prangoset një shtetas për dhunë në familje/Proçedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë në bashkinë Pukë
Një 53 vjeçar nga fshati Mjedë në bashkinë Vau Dejës është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë policia e Pukës ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të moshës 33 vjeç dhe 53 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi kanë fyer me fjalë shtetasin një 34 vjeçar, banues në Pukë.
Gjithashtu, policia e Pukës ka referuar një tjetër rast në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 55 vjeçar , banues në fshatin Apripe Guri, njësia administrative Fierzë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke, në fshatin Apripe Guri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.