Pranverë me dëborë, rikthehen reshjet e borës në Bogë-Theth

Së bashku me pranverën dhe çeljen e luleve në qytet, në lartësitë mbi 1000 meter janë rikthyer reshjet e dëborës. Këtë fillim jave, në rrugët Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh panorama ishte e tillë.
Sipas autoritetit verior të rrugëve prej mesnatës grupet janë në terren, ku po bëjnë pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre.
Kalimi bëhet pa vështirësi, megjithatë specialistët rrugorë apelojnë për kujdes të shtuar duke u pajisur me goma dimërore dhe të respektohet sinjalistika rrugore.