Kulturë

Prapaskenat e Fest 63 – Andri Xhahu e Alesia Burnazi tregojnë çfarë do të ndodhë pas kuintave

Festivali i Këngës në RTSH një traditë në dhjetëra dekada nuk është vetëm një garë mes artistësh, por edhe përjetim i fortë emocionesh. Skena i vesh artistët me magjinë e saj, ndërsa përjetimet janë po aq të forta edhe para interpretimit live për publikun.

Një hap larg skenës do të jenë gazetari dhe moderatori i RTSH-së Andri Xhahu, sëbashku me moderatoren Alesia Burnazin.

 Ata zbulojnë risinë e këtij edicioni të 63-të, në këndin e ndërtuar posaçërisht për artistët në garë.

Është momenti më i bukur që unë mezi e pres nga Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Këtë vit jam shumë mirënjohës që më kanë besuar sërish, bashkë me Alesian, këndin që do t’i dedikohet të gjithë artistëve dhe emocioneve që nuk mund t’i shohim në skenë. Do të zbulojmë gjithçka aty, dridhje duarsh, emocione, zhgënjim nga një stonim, nuk dëgjojnë mirë apo nuk kanë ardhur ndoshta njerëzit e tyre në sallë. Nga ana tjetër edhe emocionet të cilat kanë të bëjnë me gjithçka ndodh me përgjegjësinë e madhe të Festivalit të Këngës”, u shpreh moderatori Xhahu.

Nga ana e saj, Burnazi tregoi se ndjehet e emocionuar, ndërsa vlerëson besimin që i është dhënë në këtë event.

“Për mua është hera e parë dhe jam pak e emocionuar, por mendoj se nuk krahasohet me emocionet e artistëve që do t’i sjellim live për publikun në RTSH24 në prapaskenën e Festivalit. Po e marr si një sfidë personale dhe një kujtim të bukur që uroj ta kem në memorien time shumë kohë”, tha Burnazi.

Një mundësi drejt suksesit janë edhe artistët e rinj. Për ta, debutimi në Fest 63 është një rrugë e sigurt drejt afirmimit në arenën e muzikës shqiptare, por jo vetëm një mundësi për të prekur edhe skenat ndërkombëtare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

13 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

13 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

13 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

13 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

13 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

13 hours ago