Preç Zogaj, 40 vite me poezi – Në Bibliotekën Shkencore u prezantua libri “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”
“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, një përmbledhje e 40 viteve me poezi, është kjo vepra më i re e poetit dhe shkrimtarit Preç Zogaj.
Promovimin e tij vendosi ta niste nga Shkodra sepse, siç shprehet vetë autori, ky qytet është gati si një “kult” për të.
Kur letërsia vjen si një “zë” i brendshëm i shpirtit, ajo kapërcen çdo pengesë ideologjike, shprehet për librin, Arben Prendi.
Në promovimin e librit ishte i pranishëm edhe rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, si dhe akademikë e studentë.